Volvo ka paralajmëruar EM90 e ri si pasuesin shpirtëror të modelit Duetta nga viti 1953, si një veturë multifunksionale.
Megjithatë në thelb EM90 është një Volvo në kuptimin e dizajnit. Gjithçka tjetër vjen nga Kina, në pamje modeli 009 nga brendi kinez Zeekr, që sikurse edhe Volvo është në pronësi të kompanisë Geely.
Fakti është që EM90 në aspektin estetik është më i suksesshëm nga binjaku kinez. Para se gjithash, e karakterizon stili i qetë dhe detajet e integruara mirë nga shkolla suedeze e dizajnit, transmeton Telegrafi.
Në pjesën e përparme janë dritat dhe maska e ‘njohur’ në pjesën anësore janë përshtatur mirë fellnet e aluminit prej 20-inç, e në pjesën e pasme janë nxjerrë linja që e bëjnë më agresive.
Brenda veturës pasagjerët futen përmes derës rrëshqitëse, ku Brenda ka gjashtë ulëse në tre rreshta. Secila ofron mundësinë e ndryshimit të pozitës në të gjitha anët, të ventiluara dhe komfor të paparë.
Ekrani që lëshohet nga tavani është 15.6-inç, përgjysmë më I vogël në diagonal sesa ekrani i BMW Serie 7, por i mjaftueshëm të ofrojë argëtim gjatë rrugëtimit.
Sa i përket motorit, në pjesën e pasme është i vendosur motori prej 200 kW që prodhon 272 kuaj-fuqi dhe që bën tërheqje me rrotat e pasme.
Kjo veturë është 5.2 metra e gjatë dhe shpejtësinë nga 0-100 kilometra në orë e arrin për 8.3 sekonda. Shpejtësia maksimale është e kufizuar në mënyrë elektronike në 180 kilometra në orë.
Në anën tjetër, është ndërtuar bateria gjigante me kapacitet 116 kWh, kështu përveç masës së madhe dhe karrocerisë dhe kur bëhet fjalë për aerodinamikë, vetura është e mrekullueshme.
Nga Volvo kanë bërë të ditur se kanë një rreze prej 738 kilometra sipas standardit kinez CLTC, kurse mbushja nga 10 deri në 80 për qind të kapacitetit, nevojiten vetëm 30 minuta.
Aktualisht EM90 ofrohet ekskluzivisht në Kinë, me një çmim prej më shumë se 105 mijë euro. /Telegrafi/