Site icon Telegrafi

Volvo hap zyrtarisht përfaqësinë e saj në Kosovë

Kompania e njohur suedeze e veturave Volvo ka hapur degën e saj të re në Kosovë.

Bëhet fjalë për veturat e prodhuara nga një korporatë prodhuese shumëkombëshe me seli në Goteborg të Suedisë.

Në një ceremoni në Klan Arena, Auto Mita dhe Ambasada e Suedisë në Kosovë kanë bërë lansimin zyrtar të VOLVO në Kosovë me rastin festiv të Ditës së Shën Luçisë.

Në ceremoni ishin të pranishëm ambasadori suedez në Kosovë, Jonas Westerlund dhe përfaqësues të institucioneve në Kosovë.

Ambasadori Westerlund ka premtuar se do ketë investime tjera suedeze në Kosovë.

E njohur në të gjithë botën si një markë premium, në Suedi konsiderohet kryesisht një makinë praktike familjare.

Por duke pasur parasysh faktin se është edhe një sinonim i sigurisë, besueshmërisë dhe cilësisë, Volvo është bërë një nga markat emblematike në botë.

Me modelet e reja të Volvo, industria e veturave në Kosovë shënon një fillim të ri të përsosmërisë./Telegrafi/

Exit mobile version