Telegrafi

Volvo dhe Saab në rrezik falimentimi

Kompania suedeze "Saab" është një prej markave automobilistike të cilat më vështirë janë goditur me rënien e shitjes së automobilave në Evropë, e cila në shtator të këtij viti ishte për 31,5 për qind më e vogël në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. "Saab"-i muajin e kaluar ka shitur vetëm rreth 5.900 automobila në Evropë në shtator.

Shitja e "Volvo"-s në shtator është zvogëluar për 14 për qind, në mezi 20.900 automobila të shitur në Evropë. Gjithsej gjatë nëntë muajve të parë të këtij viti shitja e "Volvo"-s është zvogëluar për 11 për qind.

Prej markave më të mëdha automobilistike vetëm "Alfa Romeo", "Lenid Rover" dhe "Leksus" kanë rezultat më të keq nga nga autogjigantët suedez, të gjithë me shitje të zvogëluar midis 25 dhe 30 për qind.

Shitja e përgjithshme e automobilave në Evropë në shtator është zvogëluar për 8,2 për qind. Zvogëlim i tillë i shitjes automobilistike nuk është regjistruar nga shtatori i vitit 1998.