Telegrafi

Volumi tregtar Shqipëri-Gjermani pritet të dyfishohet

Ndërkaq, tregtia me Gjermaninë mund të ketë edhe një hov të ri, të dukshëm dhe volumi tregtar ndërmjet Gjermanisë dhe Shqipërisë ka gjasa të dyfishohet në vitet e ardhshme.

Të këtij mendimi ishin organizatorët e konferencës ekonomike Gjermani-Shqipëri në Hamburg, në të cilin bënin pjesë “Shoqata ekonomike Gjermani-Shqipëri”, “Shoqata e Evropës Lindore dhe Qendrore” dhe “Komiteti Lindor i Ekonomisë Gjermane”.

Sipas statistikave, nga viti 2005 në 2009 volumi tregtar është rritur nga 110 milion në 232 milion euro, ndërsa potenciali në rritje mbështetet nga Marrëveshja e Stabilizim- Asociimit, e cila ka hyrë në fuqi në pranverën e vitit 2009.

Pavarësisht nga shumë lavdërime, shoqatat ekonomike kërkojnë përparim të mëtejshëm të reformave, si ndërkombëtarizimin e turizimit, modernizimin e bujqësisë, forcimin e sigurisë ligjore etj. /NOA-Telegrafi/