Site icon Telegrafi

Voltana Ademi: S’lejojmë që një uzurpator të marrë vendin

Pak pasi u konstituua mes tensionesh dhe protestash nga qytetarë dhe mbështetës të PD-së, këshilli i ri bashkiak i qytetit, kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi ka dalë me një reagim për mediet.

“Nuk lejojmë që një uzurpator të uzurpojë qytetin dhe Shqipërinë. Shkodranët e kanë demonstruar këtë përditë, Shkodra meriton shumë, këtë vlerësim që ne ia bëjmë tokës dhe vendit tonë dhe luftojmë fort, ne do të vazhdojmë ta duam qytetin, ta mbrojmë. Unë kam detyrën dhe përgjegjësinë të jem kryetare e bashkisë së Shkodrës deri në momentin sa më të shpejtë për të gjithë ne e jo vetëm për Shkodrën, por për vendin, kur ne shqiptarët të sigurojmë zgjedhje të vërteta, të rregullta, të gjithë të zgjedhin të lirë, jo vetëm kryetarin e bashkisë, por edhe këshillat bashkiakë”, tha Ademi.

Sipas saj, “kjo që u bë sot është demonstrim i së vërtetës, jo vetëm ne që ne e mbështesim, por për të gjithë ata që kanë vesh të dëgjojnë, e të prekin të vërtetën e dhimbshme të shqiptarëve që nuk lodhen kurrë për të kërkuar lirinë e demokraci”.

Lexo po ashtu Protesta në Shkodër, qytetarët përplasen me policinë

Demokratët po e zhvillojnë këtë protestë, pasi sipas tyre Shkodra nuk mund të bjerë në duart e krimit.

Forca të shumta policie rrethojnë bibliotekën e universitetit ku do të behet konstituimi i këshillit.

Lexo po ashtu Tension në Shkodër, sulmohet Tom Doshi

Ndërkohë disa të rinj e të reja rrethuan Bibliotekën e Universitetit, me një shirit të verdhë, nga ata që përdor policia në skenar e krimit, si formë proteste. /TCH/

Exit mobile version