Site icon Telegrafi

Volodymyr Zelenksy në Tiranë, fotografi nga pritja e tij në Aeroportin e Rinasit

Sot në Tiranë do të mbahet Samiti për Ukrainën. Presidenti i këtij shteti, Volodymyr Zelensky ateroi në aeroportin e Rinasit në orën 23:00 të së martës.

Zelensky u prit në aeroport nga ministri i Jashtëm, Igli Hasani.

Tirana do të jetë kryeqendra e diplomacisë evropiane për dy ditë me radhë, ku do të zhvillohet samiti i Ukrainës dhe ai i liderëve të Ballkanit Perëndimor.

Takimin e parë, Zelensky do ta ketë me kryeministrin shqiptar Edi Rama.

“I nderuar të mirëprisja në Tiranë, Presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky.

Ky është një moment kyç për zhvillimin e marrëdhënieve dypalëshe dhe të qëndrojmë në solidaritet me Ukrainën në luftën e saj heroike kundër agresionit të Rusisë”, shkruan Hasani. /Telegrafi/

 

Exit mobile version