Telegrafi

Voller: Ballack ta çojë përpara Leverkusenin

“Ballack mund të na çojë përpara dhe ne mund të përmirësohemi me të. Ai mund të na sjellë cilësitë e tija në një ekip funksionues. Ballack është në formë fizike dhe do të luajë këtu në formën më të mirë”.

“Fakt është që Ballack tani ka më shumë dëshirë dhe kjo është mirë për ne. Tani ai dëshiron të dëshmohet edhe pse ai nuk ka më se çfarë të dëshmojë, sepse të gjithë e njohim”, ka thënë Voeller. /Telegrafi/