Site icon Telegrafi

Volkwagen hap porositë për modelet e përmirësuara të ID.4 dhe ID.5, vijnë me rreze më të gjatë me një karikim të plotë

Modelet e përmirësuara Volkswagen ID.4 dhe ID.5 elektrikë tani janë të disponueshme për para-porositje në Evropë.

Volkswagen i përmirësoi modelet elektrike me bateri, dhe sistem modern info-argëtimi, transmeton Telegrafi.

Prodhuesi gjerman i automjeteve tha se EV-të e përmirësuara ID.4 dhe ID.5 përfshijnë fuqi me 60 kW më shumë se versionet e mëparshme.

Modelet gjithashtu përmbajnë një bateri të re 77 kWh, duke mundësuar rreze më të gjatë në të dy automjetet.

Një motor elektrike 210 kW përdoret në versionin RWD ID.4 Pro dhe në atë ID.5 Pro, nga 150 kW në gjeneratën e mëparshme.

Volkswagen pretendon se ofrimi i fuqisë përmirësohet në çdo situatë me një çift rrotullues shtesë 75 për qind më shumë (310 deri në 545 Nm).

Falë njësisë së përmirësuar, SUV-i elektrik ID.4 mund të arrijë një rreze deri në 550 kilometra. Ndërkohë, ID.5 SUV coupe ka një rreze deri në 556 kilometra me një karikim të plotë. /Telegrafi/

Exit mobile version