Tashmë Volkswagen po vjen me një pamje të re të makinës së quajtur Volkswagen Arteon.
Premiera është caktuar më 24 qershor, dhe më pas do të kemi mundësi të shohim për herë të parë një shfaqje të re.
Tashmë ilustrimet e para janë shfaqur në internet, dhe ato tregojnë se në cilin drejtim ky model ka të ngjarë të ndryshojë, transmeton Telegrafi.
Pamje nga para është pak a shumë e ngjashme me Gol 8, ndërsa pjesa e pasme është pak më agresive se modelet e mëparshme të kësaj makine.
Kjo makinë ka një motor 2.0 turbocharged dhe 270 kuaj fuqi.
Arteon pritet të kushtojë 36 mijë euro. /Telegrafi/