Telegrafi

Volkswageni në Formula 1

Ford, Jaguar dhe Honda tashmë janë larguar nga Formula 1, BMW po largohet në fund të sezonit, ndërsa Renaulti dhe Toyota po mendojnë për t’u larguar.

Nga ana tjetër, Volkswageni që së shpejti do të jetë kompania më e madhe automobilistike në botë, asnjëherë nuk ka qenë e përfshirë në këtë sport, përveç Porsche që ka qenë pjesë e Formula 1 për një kohë të shkurtë në vitet e gjashtëdhjeta.

Sipas njoftimeve më të reja, VW planifikon të hyjë në botën e F1 nga sezoni i ardhshëm, por ende nuk është vendosur nëse do të hyjë me emrin Volkswagen, Audi apo Porsche.