Kohë më parë, ishte spiunuar makina nga prodhuesi gjerman, që dyshohej të jetë modeli me shtatë ulëse i quajtur Atlas.
Tani Volkswagen e ka publikuar filmimin e shkurtër “Kapitulli 1”, ku tregon rëndësinë e kësaj makine që duket të jetë pikërisht ajo për të cilën raportohej, transmeton Telegrafi.
Meqenëse kjo është pjesa e parë, pritet që të ketë edhe publikime të reja, ku shpaloset më shumë rreth këtij modeli.
Në videon e postuar më poshtë, shihen shumë zona të egra dhe rrugë të thepisura, që bëjnë të supozohet se kjo makinë do të jetë e destinuar për të gjitha terrenet.
Sidoqoftë, pritet që në ditët në vazhdim t’i hiqen shtresat e kamuflazhit dhe të kuptojmë të gjitha detajet. /Telegrafi/