Site icon Telegrafi

Volkswagen “vesh në ar” shefin e dorëhequr: 33 milionë euro pension

Skandali i Volkswagen ka shpërthyer si një bombë e vërtetë në industrinë e makinave por edhe në politikën gjermane.

Kreu i kompanisë gjigande Martin Winterkorn u detyrua të japë dorëheqjen pasi u mësua se 11 milionë vetura të markës së njohur ishin trukuar me anë të një programi që tregonte shifra të pasakta të emetimit të gazrave.

Por siç duket pensioni i parakohshëm për Winterkorn do të jetë “prej ari”. Mësohet se kompania i ka ofruar atij një bonus të jashtëzakonshëm pleqërie, prej 33 milionë dollarësh.

Vitin e shkuar Winterkorn kishte fituar një pagë pre 16.6 milionë euro. Siç shihet, ky funksionar i lartë i makinës historike gjermane do të ketë një periudhë jo të lumtur nga pikepamja profesionale, por tejet të pasur në para. /Telegrafi/

Exit mobile version