Volkswagen është i bindur se shitjet e automjeteve të tij elektrike më në fund do të lulëzojnë në vitin 2025.
Këtë vit, realisht marka pret që veturat me emetim zero të përbëjnë deri në 25% të dërgesave në BE.
Shefi i shitjeve të kompanisë, Martin Sander, bëri bujë për automjetet elektrike në një intervistë të fundit.
I pyetur pse njerëzit duhet të konsiderojnë një EV në vend të një veture me gaz, anëtari i bordit të VW për shitjet dhe marketingun tha: “Së pari, duhet të flisni për faktet. Për shembull, automjetet elektrike janë shumë më të besueshme se automjetet ICE”.
Megjithatë, studimi i fundit tregoi se pronarët e automjeteve elektrike kanë pasur 42% më shumë probleme me veturat e tyre, përcjell Telegrafi.
E publikuar në dhjetor 2024, analiza më e re përmban përgjigje nga rreth 300,000 pronarë të veturave nga viti 2022 deri në 2024.
Sander shtoi se njerëzit që hezitojnë të blejnë automjete elektrike duhet ta testojnë një për një ditë për të “parë sa e thjeshtë është karikimi dhe sa i shpejtë mund të jetë ai”.
Ndryshe, zgjerimi i linjës elektrike të VW do të vazhdojë me një veturë më të lirë, ID.2. Me çmim nën 25,000 euro ai do të jetë një “ndryshues i lojës”.
Një model edhe më i përballueshëm, ndoshta i quajtur ID.1, do të fillojë me më pak se 20,000 €.
Ndërsa kur të arrijë afër fundit të dekadës, gjenerata e nëntë Golf do të jetë një model vetëm me energji elektrike.
Ai do të ndërtohet në Wolfsburg, ku është montuar modeli aktual me motorë me djegie. /Telegrafi/