Çmime të arsyeshme, për një model shumë të pëlqyer
Modeli bazë i Volkswagen Arteon 2019, fillon nga 35,845 dollarë dhe ofron 268 kuaj fuqi, si dhe tetë shpejtësi automatike, transmeton Telegrafi.
Të interesuarit për sistemin 4Motion AWD, duhet të paguajnë 1,900 dollarë shtesë.
Në ofertën bazë, janë për përfshira edhe rrotat me 18 inç dhe dritat LED. Versioni më sportiv me rrota 19 inç i pakos R-Line, 1,965 dollarë.
Arteon është në dispozicion në tri opsione SE, SEL dhe SEL Premium, që kushton 44,945 dollarë, si versioni më i kompletuar.
Në të gjitha Volkswagen Arteon, është instaluar Digital Cockpit që e asiston shoferin, si dhe ulëse janë të mbuluara nga lëkura Nappa. /Telegrafi/