Site icon Telegrafi

Volkswagen tregoi sedanin elektrik ID.7

Volkswagen tanimë ka ardhur me një anëtar të ri të familjes ID të makinave elektrike.

Bëhet fjalë për sedanin ID.7, i cili ndodhet në panairin CES në Las Vegas.

Kjo është hera e parë që Volkswagen tregon zyrtarisht ID.7, edhe pse në fakt trupi është “i fshehur”, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Megjithatë, mund të merret me mend se si do të duket makina në të vërtetë kur të zbulohet plotësisht.

ID.7 përdor të njëjtën platformë elektrike modulare MEB që është e pranishme në gamën e makinave elektrike të Grupit Volkswagen, por nuk është një kompakt si ID.4.

Drejtori i Volkswagen, Thomas Schafer tha se ID.7 zgjeron ofertën elektrike, si dhe ofron teknologji dhe cilësi superiore.

Nuk dihet ende kapaciteti i baterisë, ashtu si edhe çmimi i makinës – por kapaciteti i baterisë do të jetë rreth 700 kilometra. /Telegrafi/

Exit mobile version