Prodhimi i Volkswagen Transporter i ri do të fillojë në fabrikën e Ford në Turqi deri në fund të vitit.
I zhvilluar së bashku me Ford Transit Custom, Transporter do të prodhohet në fabrikën e Ford në Kocaeli, Turqi, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.
Siç vlerësohet më tej, lëvizja e prodhimit nga Hanoveri, Gjermania në Turqi do t’i japë Volkswagen një avantazh në tregun e furgonëve.
Transporter thuhet se do të konkurrojë me rivalët, duke përfshirë variantet elektrike, nga Stellantis, Renault dhe Mercedes-Benz.
E themeluar në vitin 1959, Ford Otosan është partner i Ford Motor Company dhe konglomeratit më të madh turk, Koç Holding, i cili ka pasur marrëdhënie biznesi me Ford që nga viti 1920. /Telegrafi/