Telegrafi

Volkswagen Tiguan R është parë duke u testuar, mësohet edhe kapaciteti që do të ketë motori

Ky crossover është në përpunim e sipër, ndërsa ashtu siç pritej do të jetë shumë më i fuqishëm

Zyrtari i lart drejtues në Volkswagen, Johan de Nyssche ka bërë të ditur se do të sjellë versionet e reja të GTI dhe GLI, ndërsa bëri të ditur se do të sjellë edhe një makinë të re nga linja R, transmeton Telegrafi.

Pa kaluar shumë kohë, është parë duke u testuar ajo që duket si një Volkswagen Tiguan R, ndërsa kishte ndryshime të lehta me modelin e fundit.

Kjo nuk është hera e parë që Volkswagen sjellë një version të tillë, sepse më herët e kishte lansuar edhe Touareg R50.

Herën e kaluar, Tiguan R është parë duke u testuar në rrugë me borë, ndërsa tani këtë makinë e kanë parë derisa testohej në pistat e Nurburgringut të Gjermanisë.

Sipas disa burimeve, mësohet se nën kapak do të kate motorin me kapacitet prej 2.5 litrave sikur të Audi RS Q3, që mund të arrijë deri në 333 kilometra në orë.

Nëse vendoset ky motor, do të ishte shumë më i dëshirueshëm se sa ai me 2.0 litra që e ka deri më tani Tiguan, të huazuar nga Golf R. /Telegrafi/