Site icon Telegrafi

Volkswagen thotë se ka vetëm një qëllim, të jetë prodhuesi më i madh i veturave elektrike

Oliver Blume, drejtori ekzekutiv i Porsche, e tani edhe drejtori i ri ekzekutiv i Volkswagen, pasi që Herbert Diess u largua nga ky post, ka paralajmëruar se dëshiron të ruaj tempon e kësaj kompanie – pra atë drejt elektrifikimit.

Drejtori i ri i VW ka vërejtur se ky prodhues i veturave do të duhej të gjej ritmin e duhur, me të cilin di të jetë lider në fushën e elektrifikimit të veturave.

Siç raporton Reuters, Blume gjatë takimit me borxhin menaxhues të VW në Lisbonë, ka thënë se është “dëshiron ta ruaj këtë tempo, dhe aty ku e sheh sa ka qaluar edhe ta rrit paksa këtë tempo”.

Raporti i qershorit sugjeron që Volkswagen do të tejkalojë Teslan, sa i përket shitjes së veturave elektrike në 18 muajt e ardhshëm.

Madje është paraparë që ky gjigant gjerman të shet këtë vit 800 mijë njësi të veturave elektrike, kurse më 2023 kjo shitje të shkojë në 1.3 milion, VË padyshim se do t’ia zvogëlojë rritjen Tesla.

Me fjalë tjera, Tesla këtë vit synon të shet 1.5 milion vetura elektrike, pothuajse dyfishin e VW, e në ruan këtë tempo të shitjes gjatë vitit të ardhshëm do të duhej t’i shiste mbi 2 milionë vetura. /Telegrafi/

Exit mobile version