Volkswagen ka tërhequr nga tregu edhe 630 mijë makina të markave “Porsche”, “Opel”, “Audi” dhe “Mercedes”, në mënyrë që të riparojë softuerin për matjen e emetimit të gazrave, ka bërë të ditur një zyrtar i qeverisë gjermane.
“The wall street journal” shkruan se Qeveria gjermane ka urdhëruar që të kryhen testimet tek një numër i madh i makinave.
Volkswagen Group, që zotëron 12 marka, nga Audi e deri tek Porsche, Lamborghini, Skoda dhe Seat, në shtator të vitit të kaluar është futur në krizën të rëndë në historinë e kësaj kompanie, kur edhe u zbulua mashtrimi me emetimin e gazrave në 11 milionë makina të shitura në mbarë botën.