Site icon Telegrafi

Volkswagen do të ulë fuqinë punëtore

Kompania e veturave, Volkswagen ka njoftuar se do të reduktojë fuqinë punëtore në vitet e ardhshme.

Kompania po kërkon të rrisë rentabilitetin dhe të rifillojë një tranzicion fillimisht jo shumë të suksesshëm drejt veturave elektrike.

“Gjatë viteve të ardhshme, ne do të duhet të reduktojmë fuqinë tonë punëtore në një mënyrë të përgjegjshme shoqërore”, tha Gunnar Kilian, kreu i burimeve njerëzore.

Fokusi do të jetë në “pensionimin e pjesshëm të parakohshëm në masën më të madhe të mundshme”, shtoi ai, në një deklaratë të lëshuar pas një takimi me punonjësit në Wolfsburg, selia e kompanisë.

Ai nuk saktësoi se cilat marka nga dhjetë do të preken nga masat e reja, por tha se synimi është të ulen me rreth 20 për qind kostot e punonjësve jashtë prodhimit.

Volkswagen ka afërsisht 675,800 punonjës në mbarë botën.

Grupi njoftoi një program kursimi prej 10.8 miliardë dollarësh në muajin qershor për të ndihmuar në rritjen e përfitueshmërisë – marzhet e fitimit aktualisht mbeten prapa një objektivi afatgjatë midis 9 dhe 11 për qind.

Gjigandi gjerman i automobilave po investon dhjetëra miliarda euro në zhvillimin e prodhimit të automjeteve elektronike, por sektori është dëmtuar nga një ekonomi e dobët globale dhe kërkesa e ulët. /Telegrafi/

Exit mobile version