Telegrafi

Volkswagen do të ndërtojë në Shtetet e Bashkuara, fabrikat e reja për prodhimin e makinave që mbushen me rrymë

Këto makina të reja që mbushen me rrymë, do të prodhohen nga punonjësit amerikan

Deri më tani, Volkswagen i prodhon në Shtetet e Bashkuara, modelet Passat dhe Atlas, ndërsa bëhet e ditur se edhe Atlas Cross Sport do të prodhohet në Tennessee, transmeton Telegrafi.

Por, ky prodhues gjerman planifikon të ndërtojë edhe më shumë fabrika në këtë shtet, ndrësa makinat që mbushen me rrymë, do të jenë në fokus.

Në vitet që vijnë, Volkswagen planifikon të sjellë edhe dy makina elektrike SUV, që do të prodhohen në Shtetet e Baskuara, derisa njëra prej tyre pritet të quhet ID.4.

“Makinat elektrike janë e ardhmja dhe Volkswagen do t’i prodhojë për miliona njerëz, jo vetëm për milionerë”, ka thënë shefi i Volkswagen Group of America, Scott Keogh. Rreth 800 milionë euro do të investohen në këtë fabrikë, ndërsa do të punësohen mbi 1,000 punonjës.

Interesimi i madh për makina që mbushen me rrymë, ka bërë që Volkswagen të planifikojë të ndërtojë edhe fabrika tjera, që të jetë sa më afër këtij tregu.

Që nga viti 2022, të gjitha kërkesat e tregut të Shteteve të Bashkuara, Volkswagen do t’i plotësojë duke i prodhuar makinat atje. /Telegrafi/