Site icon Telegrafi

Volkswagen do të ndalojë prodhimin e Passat edhe në Evropë

Pas lajmit se Volkswagen do të ndalojë prodhimin e Passat në SHBA në  vitin 2023, mbërrin njoftimi për ndaljen e prodhimit të Passat edhe në Evropë.

Volkswagen fillimisht synonte të zhvendoste prodhimin e Passat të gjeneratës së ardhshme për Evropën nga Gjermania në Turqi, por zgjatja e konfliktit sirian e detyroi gjigantin e automjeteve të ndryshojë planet, transmeton Telegrafi.

Pas kësaj, u vendos që Passat i ri do të bëhet në Sllovaki nga vitin 2023, në uzinën në Bratislavë, me një investim me vlerë një miliard euro.

Sidoqoftë, sipas Automotive News Europe, Volkswagen më në fund ka vendosur të përfundojë prodhimin e versionit limuzinë të Passat në Evropë. Sipas të njëjtit burim, kjo duhet të ndodhë në vitin 2023.

Sidoqoftë, Passat nuk do të mbyllej plotësisht si model, pasi që versioni station wagon (Variant) do të vazhdonte të bëhej në gjeneratën e ardhshme.

Passat aktualisht është makina e pasagjerëve me jetëgjatësinë më të madhe në gamën e Volkswagen. Brezi i parë debutoi pothuajse gjysmë shekulli më parë, në 1972.

Gjenerata aktuale, e tetë e Passat u lëshua në vitin 2015. /Telegrafi/

Exit mobile version