Site icon Telegrafi

Volkswagen me shumë përditësime teknologjike në modelet e reja

Shumica e përditësimeve, do jenë standarde në të gjitha makinat

Brenda dy vitesh, Volkswagen do të bëjë me shumë përditësime teknologjike në modelet e reja, që do të lehtësojnë vozitjen dhe të rrisin sigurinë, transmeton Telegrafi.

Në makinat që lansohet deri në vitin 2020, do të jenë si standarde sistemi i asistencës së shoferit, paralajmërimi në rast të përplasjes, frenat emergjente, monitorimi i këndit që nuk vërehet dhe dritat e pasme paralajmëruese.

Modele të ndryshme, do të kenë edhe përditësime specifike si Jetta, Jetta GLI dhe Tiguan, do të kenë mundësinë e mbushjes e baterisë së telefonit pa tela. Derisa në Golf GTI, do të ofrohen edhe një mundësi, që e lehtëson në masë të madhe vozitjen në autostradë.

Ulëset me mundësi të ngrohen, hapja pa çelës, tavani panoramik, pastrueset me ujë të nxehtë dhe rrotat me 16 inç pritet të jenë përditësimet standarde, në makinat e reja nga Volkswagen, që do të jenë shumë më të mira. /Telegrafi/

Exit mobile version