Site icon Telegrafi

Volkswagen shpalos planet për veturën tërësisht vetëvozitëse në Geneva Auto Show (Video)

Koncepti i fundit nga Volkswagen I.D. do ta ketë nivelin e pestë të vetëvozitjes

Gjatë javës që vjen, Volkswagen shpalosë konceptin për makinën tërësisht vetëvozitëse, që është punuar në bashkëpunim me Vizzion, transmeton Telegrafi.

Kjo do të jetë nga linja e prodhimit I.D. dhe me kalimin e kohës, do ta ketë edhe nivelin e pestë të lëvizjes autonome.

Sipas këtij demonstrimi, VW deri në vitin 2050 do të finalizojë projektin, kur veturat nuk kanë nevojë për shofer, apo për dikë që të jetë brenda.

Deri më tani, janë treguar vetëm disa skema që tregojnë nivelet e vetëvozitjes, por jo edhe datat se kur mund t’i shohim këto vetura në rrugë.

Më poshtë mund të shihni një pjesë të prezantimit, ndërsa detajet pritet t’i mësojmë ne panairin e Gjenevës. /Telegrafi/

Exit mobile version