Site icon Telegrafi

Volkswagen shfaq makinë e re pickup që do ta sjellë së shpejti

Kjo është e vetmja pamje, e kësaj makine

Derisa të gjithë prodhuesi i kanë ndërprerë aktivitetet e tyre dhe prezantimet e modeleve të reja, Volkswagen e ka zhvilluar përmes internetit konferencën e përvitshme për medie, transmeton Telegrafi.

Në këtë prezantim, Volkswagen e ka shfaqur një imazh, që e tregon makinën e re pickup që e sjellë së shpejti, por nuk ka bërë të ditur kohën kur do të ndodhë.

Bazuar në pamjet e para, shihet se modeli Amarok është për të gjitha terrenet, ndërsa ka dukje të egër, që ia japin linjat që janë shumë të fryra.

Mësohet se Amarok, është ndërtuar në të njëjtën platformë si Ford Ranger, si pjesë e marrëveshjes për bashkëpunim mes VW dhe Ford, për makina pickup dhe furgonë komercialë.

Interesi i Volkswagen, që të merr platformën e Ranger është i dukshëm, meqenëse është treguar i suksesshëm deri më tani, si i fuqishëm dhe shumë i mirë. /Telegrafi/

Exit mobile version