Në Gjermani, në shtatë muajt e parë të këtij viti, janë regjistruar më shumë se 41 mijë vetura Volkswagen plotësisht elektrike, duke e bërë kompaninë shitësin numër një të veturave të tilla.
Volkswagen kështu e zhvendosi prodhuesin amerikan të automjeteve elektrike Tesla nga vendi i parë, raporton agjencia gjermane dpa.
Nga janari deri në fund të korrikut, 41,475 automjete plotësisht elektrike të markës Volkswagen dhe 40,289 vetura elektrike të markës Tesla u regjistruan rishtazi në Gjermani, sipas të dhënave nga Zyra Federale gjermane për Trafikun Motorik.
Në fund të korrikut, për sa i përket shitjeve të veturave tërësisht elektrike, Mercedes ishte në vendin e tretë (20,613). Audi (16,786), BMW (15,987) dhe Hyundai (15,411), transmeton Telegrafi.
Gjithsej 268,926 vetura plotësisht elektrike u regjistruan rishtas në shtatë muajt e parë.
Ndërkohë, sipas dpa, janë shitur 1.64 milionë vetura me djegie të brendshme. /Telegrafi/