Volkswagen ka publikuar një imazh ngacmues të SUV-it të ri elektrik i planifikuar për t’u lansuar në vitin 2026.
Imazhi në parim është i errët dhe tregon vetëm siluetën e SUV-it se si do të duket, transmeton Telegrafi.
Automjeti do të jetë i ngjashëm me hatchbackun ID.2, dhe pritet të zëvendësojë modelin T-Cross ekzistues me benzinë.
Çmimi bazë i këtij SUV-i do të jetë 30 mijë euro dhe do të dalë në shitje në tregje të zgjedhura.
SUV-i kompakt elektrik në imazhin ngacmues të publikuar nga Volkswagen tregon dizajnin këndor që ka automjeti. /Telegrafi/