Site icon Telegrafi

Volkswagen prezanton makinën elektrike për gara (Foto)

Me të njëjtën makinë, Volkswagen pretendon të thyej edhe rekord shpejtësie

Volkswagen pretendon të bëhet prodhues lider i makinave elektrike, me linjën I.D. që në përbëje ka të gjitha modelet, përfshirë edhe të famshmin Microbus, transmeton Telegrafi.

Por, këto makinat nuk do jenë vetëm për rrugë. VW ka bërë të ditur se do të prezantojë modelin I.D. R – që potencialisht mund të thyej rekord, sa i përket makinave elektrike. Deri më tani është prezantuar pamja që do të ketë kjo makinë garash, ndërsa detajet pritet t’i kuptojmë gjatë këtyre ditëve.

Organizimi për shfaqjen e makinës do të bëhet në Ales të Francës, vendlindjen e pilotit Romain Duma, i cili gjatë muajit qershor do ta ngasë këtë makinë nëpër një shteg garash, në përpjekje të thyej rekord.

Pos dukjes së pjesës së përparme dhe anësore, nuk kemi asnjë detaj që do të përmbajë nën kapak. Makina thuhet se është shumë e lehtë, ka aerodinamikë të lartë, si dhe është e pajisur me “shumë fuqi elektrike për njësi” dhe sistem tërheqjes me të gjitha rrotat. /Telegrafi/

Exit mobile version