Prodhuesi gjerman Volkswagen është pranë përfundimit të ndërtimit të fabrikës revolucionare Triniti.
Volkswagen prej javësh nuk është deklaruar për asgjë – për faktin se dëshiron të mbyll disa projekte siç është ndërtimi i fabrikës së veturave elektrike Triniti që kap vlerën e dy miliardë eurove, për të cilën shpresojnë që do të ndihmojë të ketë një avantazh ndaj Tesla – rivalit të tyre që ka filluar prodhimin në fabrikën e re në Berlin, transmeton Telegrafi.
Në atë fabrikë Tesla mund të prodhoj modelin Y për vetëm dhjetë orë, derisa Volkswagenit për prodhimin e veturës elektrike ID.3, i nevojitet tri herë më shumë kohë.
Volkswagen tani po kërkon ta shkurtojë këtë kohë të prodhimit duke e bërë këtë të mundur në fabrikën e re Triniti, që do të duhej të fillonte punën më 2026.
“Qëllimi jonë është i qartë: duam të vëmë standarde të reja në prodhimin tonë. Nëse arrijmë ta prodhojmë veturën në afat rekord prej 10 orëve, kemi arritur diçka të madhe”, ka thënë shefi i njësisë së prodhimit të Volkswagen, Christian Volmer gjatë një interviste dhënë për Reuters.
E deri Teslas i nevojiten 1o orë për prodhimin e modelit Y, Volkswagen i nevojiten akoma 30 orë. E për rritjen e kapaciteteve prodhuese për VW janë rritur shumë së fundmi kërkesat në Gjermani, kjo për shkak të hapjes së fabrikës se re të Tesla që konsiderohet rivali kryesor. /Telegrafi/