Site icon Telegrafi

Volkswagen po heq dorë nga veturat diesel në Evropë

Muajin e kaluar është raportuar se Mk8 Golf GTI është duke menduar të funksionojë me motorin hibrid, dhe tani duket se i njëjti sistem do ta zëvendësojë edhe disa vetura diesel të Golfit.

Edhe pse kompania gjermane Volkswagen ka ndaluar shitjen e veturave me motor diesel në Amerikë, por në Evropë është paksa ndryshe, pasi ndryshimet e menjëhershme rrënjësore mund ta rrezikojnë industrinë e automobilizmit në këtë vend, transmeton Telegrafi.

Shefi i kësaj marke prestigjioze Herbert Diess, ka bërë të ditur se ditët e motorit diesel janë të numëruara.

“Golfi i ardhëm – Mk8 – do të lëviz me ndihmën e elektromotorit që prodhon 48 volt”, ka deklaruar Diess për revistën Auto Express.

“Mendoj se do të na duhet t’i zëvendësojmë disa vetura diesel me ato hibrid; ato do të kenë efikasitet të ngjashëm”, ka shtuar ai.

Veturat që do të preken nga ky ndryshim janë ato me motorët 1.6 litra TDI, që do të zëvendësohet nga ai me 1.5 litra me benzinë, që gjithashtu do ta ketë edhe një elektromotor të vogël. E njëjta teknologji pritet të përdoret edhe në modelet e reja të Audi SQ7. /Telegrafi/

 

Exit mobile version