Site icon Telegrafi

Volkswagen planifikon lansimin e një makine të lirë elektrike, me autonomi prej 330 kilometrash (Foto)

Nëse merr dritën e gjelbër, atëherë SUV-i i vogël elektrik do të jetë i ngjashëm me I.D. Crozz

Kërkesa e konsumatorëve për EV nuk ka të ndalur, ndërsa Volkswagen është më se i kënaqur në plotësimin e kësaj dëshire, transmeton Telegrafi.

Derisa shumica e makinave elektrike nga ky prodhues gjerman janë të dedikuara për pasagjerë, kemi edhe disa SUV të vegjël, që bëjnë pjesë në 27 modelet tërësisht elektrike që kanë platformën MEB, të cilat lansohen deri më 2022.

Tashmë dihet se I.D. Crozz do të arrijë së shpejti, por burime të afërta me VW bëjnë të ditur se brenda vitit do të lansohet edhe një makinë e lirë elektrike nga linja I.D.

Detajet mungojnë, por thuhet se do të ketë gjatësinë e T-Cross që është i gjatë 3.9 metra. Raportohet se nëse e merr dritën e gjelbër, ky SUV i vogël elektrik, do të jetë i ngjashëm me I.D. Cross.

Sikur makinat tjera që shfrytëzojnë platformën MEB, pritet që ky EV nga Volkswagen të lëvizë me autonomi prej 330 kilometrash, pasi të jetë mbushur bateritë me kapacitet prej 200 kWh. /Telegrafi/

Exit mobile version