Telegrafi

Volkswagen pezullon aktivitetet në Iran

Volkswagen do të pezullojë pjesën më të madhe të aktiviteteve në Iran, të cilit vend paraprakisht Shtetet e Bashkuara të Amerikës i vendosën sanksione.

Bloomberg referuar deklaratës së një zyrtari amerikan, lajmëron se administrate amerikane ka bindur gjigantin gjerman të mbështesë sanksionet.

Ambasadori amerikan në Berlin, Richard Grenell, tha se negociatat me zyrtarët e Volkswagen-it kanë zgjatur gjatë.

“Nga Volkswagen është thënë se do të respektojnë sanksionet ndaj Iranit. Jemi të kënaqur me këtë vendim. Irani, në vend që resurset ekonomike t’i drejtojë drejt popullit, i drejton drejt përhapjes së jostabilitetit global dhe dhunës”, shtoi ai.

Pakoja e parë e sanksioneve të vendosura nga Uashingtoni mbi Teheranin ka të bëjë kryesisht me industrinë e automobilave, e cila punëson numrin më të madh të iranianëve dhe do të hyjë fuqi në muajin nëntor 2018.

Lexo po ashtu SHBA vë sanksione kundër individëve iranianë

Shtetet e Bashkuara vendosën sanksione ndaj gjashtë personave dhe tri kompanive që sipas tyre kanë lidhje me Gardën Revolucionare të Iranit.

Sekretari i Thesarit, Steven Mnuchin, tha se sanksionet godasin ata që kanë kanalizuar miliona dollarë për grupin, duke financuar “aktivitetet e tij të këqija”. /Telegrafi/