Telegrafi

Volkswagen patenton pesë emra të rinj për makina hibride (Foto)

Dokumentet e patentave, nuk tregojnë se cilat veturat do të emërohen në këtë formë

Sikur të gjithë prodhuesit tjerë edhe Volkswagen, është duke bërë përpjekje që të zëvendësojë makinat me djegie të brendshme, së paku me hibridë të elektrifikuar, transmeton Telegrafi.

Kompania gjermane ka dorëzuar në Europian Intellectual Property Office, disa dokumente, për të patentuar pjesë të veturave, si dhe emrat për pesë hibridë të rinj. Power Hybrid, Pure Hybrid, Range Hybrid, Range dhe Range S, mirë nuk tregohet se në cilat modele do të vendosen këta emra.

“Makina motorike, automobil, makina autonome dhe makina elektrike” janë përshkruar këto makina në dokumentet e dorëzuara.

Bashku më këto aplikimi, është kërkuar të patentohen edhe pjesë makinash si bateri elektrike për makina, akumulator elektrik dhe mbushës për bateri elektrike. /Telegrafi/