Telegrafi

Volkswagen ndalon servimin e produkteve të mishit në mensën e fabrikës në Wolsfburg, nervozohen fermerët gjermanë

Fermerët në Gjermani së fundmi kanë prishur paksa raportet me Volkswagenin. Ata po i shqetëson e ashtuquajtura politika e gjelbër e këtij prodhuesi të veturave, por edhe të kompanive tjera.

Kjo kulmoi kur Volkswagen mori vendim vitin e kaluar që të mos ofrojë produkte mishi në mensën e fabrikës në Wolfsburg, transmeton Telegrafi.

Fermerët janë mbledhur në shoqatën Frei Bauern, dhe tani po paralajmërojnë se nuk do të blejnë vetura nga Volkswagen.

Qindra fermerë kanë nënshkruar dokumentin me të cilin bëhet thirrje për bojkot.

Ata pretendojnë se puna e tyre nuk ndikon në ndryshimet klimatike dhe se Volkswagen do të duhej ta ndryshonte vendimin, përkatësisht të rikthehet produktet e mishit në mensën e fabrikës.

Në shenjë proteste ata ndryshuan me ngjyrë logon e një veture të Volkswagen.

E lyen në atë mënyrë që të mbetet vetëm shkronja V, e cila simbolizon fitoren kundër Volkswagen. /Telegrafi/