Site icon Telegrafi

Volkswagen ndalon së prodhuari Polo në Evropë

Volkswagen ka përfunduar zyrtarisht prodhimin e makinës së saj ikonë “Polo” në Evropë.

Me këtë, kompania është duke i dhënë fund një trashëgimie 40-vjeçare, përcjell Telegrafi.

Kjo lëvizje është pjesë e strategjisë më të gjerë të prodhuesit të automjeteve për të përshpejtuar tranzicionin e saj drejt automjeteve elektrike, në përputhje me tendencat globale.

Polo, që u prezantua në vitin 1984, u bë një gur themeli i linjës së Volkswagen në Evropë, me mbi 8.4 milionë njësi të prodhuara në fabrikën e Pamplona në Spanjë.

I njohur për prakticitetin, përballueshmërinë dhe performancën solide, Polo gjeti vend tek blerësit evropianë për dekada.

Megjithatë, ndërsa Volkswagen e zhvendos fokusin e tij tek elektrifikimi, objekti i Pamplona tani po rinovohet për të prodhuar dy automjete të reja të vogla elektrike. /Telegrafi/

Exit mobile version