Telegrafi

Volkswagen largon nga prodhimi një nga modelet më të bukura (Foto)

Kompania gjermane besohet se do ta heq nga prodhimi modelin CC, si pasojë e shitjeve shumë të ulëta.

Duke marrë parasysh se vetëm 3,900 makina të tilla janë shitur më 2015 në Britani të Madhe, krahasuar më 20 mijë Passat, duket se interesimi për të ka rënë shumë, transmeton Telegrafi.

Megjithëse ky konsiderohet modeli më i bukur nga Volkswagen, ka mangësi që e bëjnë të jetë i papëlqyer.

Mediet që merren me automobilizëm, raportojnë se prodhuesi gjerman nuk do ta fusë më në prodhim, edhe pse e ka prezantuar një koncept të saj gjatë vitit të kaluar në Geneva Motor Show.

Ka mundësi që CC të vijë pas disa vitesh, por me ndryshime shumë të mëdha, në mënyrën e lëvizjes dhe fuqitë tërheqëse. /Telegrafi/