Telegrafi

Volkswagen Lamando L e prodhuar në Kinë – mësoni disa prej karakteristikave

Ashtu si prodhuesit e tjerë të mëdhenj, Volkswagen ofron modele ekskluzive në disa tregje botërore që nuk shiten në pjesën tjetër të botës.

Duke qenë se Kina është individualisht tregu më i madh i veturave në botë, nuk është çudi që prodhuesi gjerman ka një mori modelesh që mund të gjenden vetëm në dyqanet atje.

Më i fundit prej tyre është VW Lamando L, një “liftback” me një nuancë të ngjashme me Coupe.

Ky është automjeti me një nuancë më të vogël se Volkswagen Arteon i shitur në Evropë. Dimensionet e kësaj veture janë (L/W/H) 4,784/1,831/1,469 mm, ndërsa baza e rrotave është 2,731 mm.

Është interesante se Lamando L përdor mekanikë të përmirësuar MQB Evo që ndan me modelet e tjera të Grupit VW, si Golf 8, Skoda Octavia, Seat Leon, Audi A3…

Për sa i përket dizajnit, pjesa e pasme e veturës të kujton Peugeot 508, por pjesa e përparme është më origjinale dhe më shumë si modelet elektrike të Volkswagen.

Nën kapuçin është modeli i famshëm 1.4 TSI me 150 hp (110 kW) dhe 250 Nm i lidhur me një transmision DSG me 7 shpejtësi me dy tufë.

Fuqia transmetohet në rrotat e përparme, dhe makina përshpejton nga 0-100 km/h në 8,5 s. Shitjet në Kinë do të nisin në pranverë, kohë në të cilën do të dihet edhe çmimi i kësaj veture. /Telegrafi/