Site icon Telegrafi

Volkswagen ka përgatitur një SUV të ri të vogël

Për tregjet e shumta ku ai do të shitet, Volkswagen po përgatit modele unike, dhe ky është veçanërisht interesant.

Në fakt, Tera, e cila është e destinuar për Brazilin dhe Amerikën e Jugut, i ngjan shumë Tiguanit. Dallimi i madh është se ky model është ndërtuar mbi platformën e Polos, pra është shumë më i vogël se Tiguani.

Ai është më i vogël edhe se T-Cross-i, pasi është pak më i shkurtër se katër metra. SUV-i i vogël duket kompakt, dhe Tiguan ka qenë padyshim modeli i frymëzimit, si nga para, ashtu edhe nga prapa.

Pjesa e brendshme është e digjitalizuar, dhe është kënaqësi të shohësh gjithashtu levën klasike të transmetuesit automatik dhe komandat e ndara për kontrollin e klimës.

VW njofton se pajisjet do të përfshijnë veçori moderne lidhjeje, ngarkim pa tel, ndriçim ambiental dhe paketë ADAS.

Nuk ka të dhëna zyrtare për motorët, por është gati e sigurt që Tera do të përdorë një motor turbobenzinë 1.0 litër, i cili do të përdorë benzinë me 25 për qind etanol ose alkool të pastër. Po ashtu, ai do të ketë vetëm drive për rrotat e përparme.

Volkswagen thekson se Tera është projektuar dhe zhvilluar plotësisht në Brazil. Prodhimi do të bëhet në fabrikën (brazilianë) Taubate. /Telegrafi/

Exit mobile version