Pjesë e planeve, nuk është shtimi i modele apo prodhimi i pjesëve të reja
Në javën që vjen, Volkswagen do ta prezantojë në Frankfurt Motor Show, të shumëpriturin ID.3, që është makina e parë elektrike nga linja ID, që do zgjerohet shumë gjatë viteve që vijnë, transmeton Telegrafi.
Kjo makinë, ngjashmërinë më të madhe do ta ketë me Golf, derisa për dallim nga makinat me djegie të brendshme, kërkon mirëmbajtje krejtësisht ndryshe.
Me kalimin e kohës, ID.3 dhe makinat tjera elektrike kanë nevojë për zëvendësimin e baterive, andaj Volkswagen ka menduar për këtë dhe e ka gjetur si mënyrë si si të shtojë të ardhurat në masë të madhe, gjatë viteve që vijnë.
Automotive News Europe raporton se Volkswagen po e ndërton një fabrikë në Kassel të Gjermanisë, për të prodhuar vetëm bateri të kapacitetit të lartë.
Qëllimi nuk është vetëm që të sigurojë bateri, për t’i furnizuar makinat elektrike të cilave iu dobësohen, por zgjerojë biznesin e të ardhurave, pasi të ketë shitur veturën. Duke parë se makinat elektrike do jenë shumë të kërkuara, ky biznes po konsiderohet si shumë i vlefshëm dhe i dëshirueshëm, andaj Volkswagen ka menduar në këtë drejtim.
Ky nuk duket një biznes shumë atraktiv dhe mënyrë për të bërë para, mirëpo Volkswagen e ka menduar mirë dhe ka nisur investimet që gjithçka të shkojë mirë. /Telegrafi/