Site icon Telegrafi

Volkswagen ka filluar ta testojë modelin ID.4

Makinë e fuqishme, që do të rivalizojë me Tesla Model Y

Kemi parë disa prej modeleve nga linja ID. duke filluar nga origjinali ID. Hatch, deri te ID. Buzz dhe ID. Crozz, transmeton Telegrafi.

Të parin model nga kjo linjë, Volkswagen do ta prezantojë në Frankfurt Motor Show, që është ID.3 i cili do të del në shitje gjatë vitit që vjen.

Derisa para një muaji, e kemi parë ID. Crozz teksa testohej në rrugë, tani mësohet se Volkswagen ka filluar ta testojë modelin ID.4 që u pa teksa lëvizte krahas dy ID.3.

Në krahasim me ID. Crozz, ky model dukej shumë më i përshtatshëm, megjithëse dyert rrëshqitëse në pjesën e pasme i janë zëvendësuar me dy të zakonshme.

Gjithë pjesët i ka pasur të mbuluara me shtresa të rënda kamuflazhi, përfshirë edhe xhamat e pjesës së pasme. Mirëpo, i është lënë i zbuluar tavani, që ka një panel gjigant xhami.

I ndërtuar në platformën elektrike MEB, kjo veturë arrin 302 kuaj fuqi, nga dy motorë elektrike.

Bateria 150 kW, që deri në 80 për qind mbushet për gjysmë ore, i mundëson autonomi deri në 480 kilometra, ndërsa autonomia e Tesla Model Y nuk arrin më shumë se 450 kilometra.

Lansimi i Volkswagen ID.4 pritet të ndodhë gjatë vitit që vjen, kur do të arrijë me nivel të lartë teknologjie dhe shumë e mirë. /Telegrafi/

 

Exit mobile version