Ka kohë që pritej, se do të quhej në këtë formë
Me anulimin e Geneva Motor Show, e gjithë vëmendja tani është në New York Motor Show, që fillon gjatë muajit që vjen, transmeton Telegrafi.
Në këtë aktivitet, Volkswagen planifikon ta prezantojë makinën që mbushet në tërësi me rrymë, ndërsa është e dedikuar për tregun e shteteve të Bashkuara.
Se do të arrijë një makinë e tillë nuk ishte aspak befasi, ndërsa me kalimin e kohës, është konfirmuar nga prodhuesi gjerman, por që nuk ka bërë të ditur se si do të quhet.
Por, në një njoftim të bërë tani, është thënë se kjo makinë që mbushet me rrymë do të quhet ID.4, ashtu siç edhe pritej, në mënyrë që të vazhdojë sikur modelet tjera nga grupi ID.
Fillimisht Volkswagen ID.4, ishte quajtur ID.Crozz dhe qarkullonin pamjet, ku shfaqet me një shtresë të madhe kamuflazhi, ndërsa i fshihej dukja që kishte.
Sikur ID.3 i prezantuar në shtatorin e vitit të kaluar edhe ID.4 është ndërtuar në platformën MEB, të krijuar pikërisht për këto makina.
Kjo arkitekturë praktike dhe me dukje të këndshme, do të përdoret nga Volkswagen për të gjitha makinat elektrike, për të rikthyer në një formë VW Minibus është ishte shumë i pëlqyeshëm. /Telegrafi/