Telegrafi

Volkswagen Jetta thyen rekord duke lëvizur me 335 kilometra në orë (Foto)

Vetëm se ende nuk kemi ndonjë dëshmi me video, se si u arritur ky rekord i lëvizjes në rrugë normale

Para gjashtë vitesh, kur një Voklswagen Jetta hibrid i modifikuar me 300 kuajfuqi, arriti rekord shpejtësie në rrugë normale duke lëvizur me 299 kilometra në orë, transmeton Telegrafi.

Në mënyrë që ta mbajë këtë rekord, VW e ka improvizuar modelin GLI nga i njëjti segment, duke e bërë shumë më të shpejtë.

Në modelin e ri është vënë motori që prodhon 600 kuajfuqi, si dhe eksterieri i është bërë shumë më i rrëshqitshëm, në mënyrë që të arrijë 225 kilometra në orë.

Pas disa tentimeve, përfshirë edhe një kur makina u dëmtua në tërësi, Volkswagen arriti shpejtësinë e dëshiruar.

“Dëshmuan kualitetin, qëndrueshmërinë, fuqinë dhe efiqencën  e motorëve Volkswagen TSI, si dhe stabilitetin dhe dinamikën që e ka Jetta 2019 tërësisht i ri” kanë thënë zyrtarët nga Volkswagen. Mirëpo, për të arritur shpejtësinë enorme, nuk ishte një Jetta i zakonshëm pasi i ishin zëvendësuar rrotat, disa pjesë të jashtme i ishin larguar, si dhe tërë enterieri.

Pos ulëses së shoferit, brenda ishin vetëm rripat për siguri, ndërsa në pjesën e pasme ishte vënë edhe parashuta që të ndalojë më lehtë.

Megjithatë, kemi vetëm imazhet e Volkswagen Jetta që kreu këtë rekord, por jo edhe procesin nëpër të cilin kaloi për ta arritur. /Telegrafi/