Site icon Telegrafi

Volkswagen Jetta GLI i ri debuton këtë muaj

Volkswagen po rigjallëron linjën e tij amerikane me përditësime në të gjithë gamën.

Gjithçka fillon në javët e ardhshme me Jetta-n e re dhe motrën e saj sportive GLI, përcjell Telegrafi.

Bëhet e ditur se sedanët janë planifikuar të prezantohen në fund të muajit qershor.

Siç raportohet, gjatë tremujorit të parë të vitit, shitjet e Jetta-s u rritën për 185 për qind në mbi 13 mijë njësi, duke e bërë atë produktin e tretë më të shitur pas Tiguan dhe Atlas.

Andaj, Jetta 2025 nuk ka gjasa të sjellë ndonjë ndryshim të madh.

Shumica e VW-ve të vitit 2025 po marrin një asistent zanor me ChatGPT, kështu që edhe modeli i ri ka të ngjarë ta ketë atë. /Telegrafi/

Exit mobile version