Telegrafi

Volkswagen Jetta GLI me nivel të njëjtë me Golf GTI (Foto)

Për dallim nga modeli aktual, Jetta GLI 2019 do të ketë përditësimet e njëjta dhe të vlefshme, sikurse edhe modeli Golf GLI

Megjithëse është një prej modeleve ikonë, Golf GTI prapë nevojitet të ndryshohet dhe të përditësohet, transmeton Telegrafi.

Ndryshime i nevojiten edhe kushëririt të tij, sedanit me pesë dyer që gjithnjë ka qenë në një nivel më të ulët se Golfi. Pasi që kërkesat për Jetta GLI janë gjithjë e më të mëdha, Volkswagen ka vendosur që modelin e radhës ta vlerësojë më shumë.

Modelin tërësisht të ri, Jetta GLI e kemi parë në Chicago Auto Show, mirëpo ende nuk i dihet çmimi. Të riun që do ta shohim gjatë këtij vitit, pritet të jetë më i shtrenjtë se Golf GTI, vetëm se me nivel shumë më të integruar.

Derisa Golf GTI është në treg me çmim fillestar prej 27,595 dollarëve, Jetta GLI e re pritet të kushtojë rreth 30 mijë dollarë. /Telegrafi/