Për dallim nga modeli aktual, Jetta GLI 2019 do të ketë përditësimet e njëjta dhe të vlefshme, sikurse edhe modeli Golf GLI
Megjithëse është një prej modeleve ikonë, Golf GTI prapë nevojitet të ndryshohet dhe të përditësohet, transmeton Telegrafi.
Ndryshime i nevojiten edhe kushëririt të tij, sedanit me pesë dyer që gjithnjë ka qenë në një nivel më të ulët se Golfi. Pasi që kërkesat për Jetta GLI janë gjithjë e më të mëdha, Volkswagen ka vendosur që modelin e radhës ta vlerësojë më shumë.
Modelin tërësisht të ri, Jetta GLI e kemi parë në Chicago Auto Show, mirëpo ende nuk i dihet çmimi. Të riun që do ta shohim gjatë këtij vitit, pritet të jetë më i shtrenjtë se Golf GTI, vetëm se me nivel shumë më të integruar.
Derisa Golf GTI është në treg me çmim fillestar prej 27,595 dollarëve, Jetta GLI e re pritet të kushtojë rreth 30 mijë dollarë. /Telegrafi/