Site icon Telegrafi

Volkswagen ID. R kaloi me shpejtësi nëpër rrugën më të vështirë në botë

Kjo makinë, befasoi me shkathtësinë me të cilën lëvizi në Kinë

Për një kohë të gjatë, Volkswagen ID. R ka qenë në mision që të mbledhë sa më shumë rekorde që është e mundur, transmeton Telegrafi.

Deri më tani, ishte më e shpejta në shtegun malor në Pikes Peak, u shpall si makina më e shpejtë elektrike në Nurburgring të Gjermanisë, si dhe më e shpejta në Goodwood Festival of Speed.

Me peshë prej vetëm 1,099 kilogramë dhe 670 kuaj fuqi, kjo makinë me teknologji të lartë, kaloi me shpejtësi nëpër rrugën më të vështirë në botë, Tianmen Shan Big Gate.

Në këtë garë që u zhvillua në kinë, Volkswagen ID. R kaloi nëpër shtegun e thepisur me 10.9 kilometra dhe 99 kthesa, për shtatë minuta e 38.585 sekonda. /Telegrafi/

https://youtu.be/CTSBnh1iiPg

Exit mobile version