Telegrafi

Volkswagen ID.3 gjatë testit të përplasjes, rezultatet ishin të mira

Volkswagen pret shumë nga ID.3, kështu që ky rezultat nuk është i papritur.

Ju e merrni me mend, modeli i parë ekskluzivisht elektrik i Volkswagen në një platformë të veçantë kaloi testin e sigurisë në EuroNCAP me rezultate të shkëlqyera, dmth me pesë yje të fituar, transmeton Telegrafi.

Performanca në testin e përplasjes ishte 87% për mbrojtjen e të rriturve, 89% për mbrojtjen e fëmijëve dhe 71% për mbrojtjen e këmbësorëve.

Më në fund, kategoria e Asistencës së Sigurisë, e cila përfshin sistemet e sigurisë së ndihmës së drejtuesit, u kompletua me 88%. /Telegrafi/