Këto janë fuqitë, që entuziastët i kërkuan për një kohë të gjatë në një Golf
Megjithëse është shumë i kompletuar, Volkswagen Golf R i tanishëm ka nisur të vjetrohet, teksa konkurrenca po rritet, transmeton Telegrafi.
Krahas Ford Focus RS, Honda Civic Type R dhe Hyundai Veloster N, ky Golf R dukej paksa i dobët.
Kjo do të ndryshojë me gjeneratën e re që arrin më 2019, pasi pritet t’i ketë 400 kuajfuqi.
Kjo është e njëjtë me konceptin Golf R 400, të cilin VW e prezantoi para disa vitesh, por që kurrë nuk hyri në prodhim.
Nga ky koncept pritet ta trashëgojë motorin me 2.5-litra dhe katër cilindra, teksa nuk dihet për detajet tjera.
Njohësit e makinave thonë se do të ketë pamje agresive, në trupin e punuar prej fibrave të karbonit, si dhe dy gypa për nxjerrjen e gazrave.
Ky Golf R pritet t’i mposhtë rivalët, përfshirë edhe Mercedes-AMG A45, ndërsa besohet se do të ketë çmim mjaft të lartë. /Telegrafi/