Telegrafi

Volkswagen Golf GTI tregon qëndrueshmëri të lartë edhe kur është duke lëvizur në rrugë me shumë kthesa

Makina është edhe më e shpejtë, se versioni aktual GTI

Ishte planifikuar të prezantohej në Geneva Motor Show, por anulimi i këtij aktiviteti, bëri që Volkswagen Golf GTI të shfaqej në mënyrë shumë më të thjeshtë, transmeton Telegrafi.

Por, sistemi i ndërtimit të gjeneratës së tetë tëj kësaj makine, është po aq i sofistikuar sa edhe pritej dhe funksionon në atë mënyrë që të sigurojë vozitjen e duhur.

Kjo makinë ka bërë në xhiro Benjamin Leuchter e ka vozitur këtë makinë në një piste më shumë kthesa, për të treguar qëndrueshmërinë e lartë që ka, duke arritur që të jenë sa më shumë në rrugën e duhur.

Zënia e kthesave, Stabiliteti i makinës dhe para shikueshmëria e kësaj makine janë shumë të përpikta, duke e bërë atë shumë më praktike për vozitjet e përditshme.

Të gjitha këto, janë mundësuar nga sistemi i kontrolluar elektronik, diferenciali i poshtëm me bosht të kufizuar dhe sistemi i tërheqjes me rrotat e përparme.

Si një makinë sportive dhe shumë e shkathët, Volkswagen Golf GTI është edhe më i shpejtë se modeli aktual GTI, pasi arriti që pistën prej 2.3 kilometrash ta kalojë për 3.9 sekonda më shpejtë. /Telegrafi/