Një Volkswagen i gjeneratës së katërt të Golfit është modifikuar deri në atë masë, sa që mund të prodhojë 1.080 kuaj-fuqi dhe nxjerr një tingull jashtëzakonisht fantastik.
Pronari i kësaj veture kishte shpenzuar para dhe kohë për të realizuar projektin e tij mbresëlënës, transmeton Telegrafi.
Motorin e mori nga Golf R32 të gjeneratës së katërt të Golfit që bën tërheqje me të katër rrotat, ku “kreu transplantimin” në një karroceri të një karavani, transmeton Telegrafi.
R32 e vë në lëvizje motori 3.2 litërsh VR6, por në këtë rast bëhet fjalë për motor 3.3 litërsh. Aty më pas janë kryer një sërë modifikimesh që e shndërroi në “bishë”.
Ndërruesi është vendosur nga gjenerata e pestë e Golfit, e aty ka ndryshime edhe në amortizatorë e shumë pjesë tjera, që e bën këtë veturë të përkryer për ata që duan një mjet të manovrueshëm dhe shumë të fuqishëm. /Telegrafi/